14/07/2024

Blero dhe Afrona së fundmi janë komentuar shumë për ndarjen e tyre.

Të dy ata kanë komentuar ndarjen, teksa Blero ka thënë se lidhja e tyre kishte në fokus paratë.

“Realisht nga fillimi lidhjen e kam ndjerë si një lloj aktrimi. Gjithmonë ka qenë në fokus paraja, sa ka pasur gjithçka ka qenë e bukur ndërsa kur i kam kufizuar shpenzimet, jam parë si i keq. Dhe nuk është që s’jam mjaft inteligjent për t’i kuptuar këto gjëra, por kam heshtur vetëm për të parë deri kur po shkon. Dhe siç ka filluar, ka mbaruar. Kam dhënë para për t’u hapur biznesi jonë dhe si është arritur qëllimi, ajo është zhdukur. Nuk ka reaguar në asnjë tentativë timen. Nuk ka mbetur asnjë opsion tjetër, përveçse të ecë me hapa ligjorë”, tha Blero në një intervistë në Prive.Ndërkaq, Afrona përmes një story ka reaguar duke thënë se Blero ka gënjyer në lidhje me të.

“Më pëlqen të dëgjoj gënjeshtra kur e di të vërtetën”, ka shkruar ajo.