14/07/2024

Në rrjete sociale janë publikuar disa pamje ku u aludua se në to ishte Mihrije Braha.

Këngëtarja, në postimin e fundit reagoi duke mohuar dhe dënuar personat që po e përdorin imazhin e saj.

Ajo shkruan: “Keta 2 veta kriminela qe bejne montazha te ketilla do te zihen shpejt dhe te denohen per kete lloj krimi se krim eshte !Normalisht qe une nuk jam ketu dhe sigurisht qe reagoj ! Eshte e tmerrshme ku shkon mendja e zeze e ketyre te mjereve ! Une s kam nevoje per fame o te mjere se jam e famshme ! Asgje qe del prej ketyre plehrave nuk na bene as mua as Naimin as familjen time qe te ndjehemi keq, por per shkak te adhuruesve te sinqert po reagoj duke ju premtuar se bashk me organet e krimit kibernetik kemi me ju gjete juve qe jeni munduar me na fye mua dhe familjen time !
Mihrije Braha & Naim Abazi”.

Pra, Mihrija, nuk është në ato pamje, dhe është në kërkim të personave të cilit e publikuan këtë video, shkruan “Revista Kosovarja”.

https://www.instagram.com/p/Crb3TfdI3mg/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a91806ba-e1e9-4cf1-b800-6512dd87d4e5