22/02/2024

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi në një intervistë për Klan Maqedoni, përball gazetares, Xhumadije Ibrahimi ka folur rreth korridorit 8 dhe 10D.

Ai shtoi se SHBA-të jetësisht janë të interesuar që këtë projekt ta shohin të përfunduar, realizuar.

Sipas Grubit, projekti i Korridorit 8 dhe 10D është projekti më i madh në historinë e këtij shteti, me përmasa të jashtëzakonshme dhe pikërisht për këtë sipas zv. Kryeministrit të parë, ngjall kaq shumë reagime në opinion.

Shton se ky projekt do të ndikoj dukshëm në ekonominë vendore

“SHBA-të jetësisht janë të interesuar për ta realizuar këtë projekt, sepse nga trajnimet ushtarake dhe bashkëpunimet që kemi pasur me SHBA-të ne dhe vendet e rajoni, e kemi kuptuar që duhet investuar në infrastrukturë, sidomos tani kur jemi dhe në mes të konfliktit Rusi-Ukrainë e kuptojmë rëndesinë startegjike të këtij projekti. Po zhvillohet një fushatë anti Amerikë, anti BE, anti Korridorit 8, anti Bechtel & Enka-s dhe shumë fushata tjera negative. Ky projekt do të ndikoj dukshëm në ekonominë vendore, mirëpo fatkeqësisht po bëhen kalkulime politike për politika ditore vetëm e vetëm për ta mohuar ndërtimin dhe progresin. Këtë projekt nuk mund ta ndalin, dhe këtë e dinë të gjitha partitë politike, nuk ndalohet ky projekt me propaganda”, deklaroi Grubi.