Zëvendëskryeministrja për Qeverisje së mirë, Sllavica Gërkovska, tha se vendimet e Gjykatës së Apelit për anulimin e vendimeve në rastet ndaj personave të profilit të lartë janë problem serioz dhe se mesazhet që vijnë nga SHBA-ja më në fund do të ndikojnë në organet e drejtësisë. Ajo theksoi se ky është një problem shumë serioz dhe shprehu shpresë se këto paralajmërime më në fund do të kontribuojnë për të vepruar ashtu siç i ka hije një sistemi profesional të drejtësisë me integritet.“Jam plotësisht dakord që është një problem shumë serioz dhe të gjitha aktivitetet që kemi si kabinet, deklaratat që bëjmë, aktivitetet e përbashkëta që kemi me institucionet e tjera, por edhe nga mesazhet shumë të hapura nga Ambasada Amerikane, nga Bashkimi Evropian, nga pjesa tjetër e partnerëve tanë ndërkombëtarë, se më në fund do të ndikojnë tek autoritetet gjyqësore që vendimet të merren në mënyrë profesionale, të paanshme, pa ndikim nga pala tjetër, ekskluzivisht në përputhje me ligjin, sepse qytetarët tanë e meritojnë drejtësia të jetë e barabartë për të gjithë”, tha Sllavica Gërkovska, zëvendëskryeministre për Qeverisje të Mirë.