21/04/2026

Banorj e shumëpërfolur e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura, ka komentuar së fundmi zhvillimet në spektaklin Big Brother VIP Albania.

Mbrëmjen e së shtunës kur këngëtari Luiz Ejlli dhe grimerja Efi Dhedhes morën statusin e finalistëve, Xhuli vendosi që të reagojë përmes një fotografie dhe një shkrimi të publikuar në Instagram.Ajo ka publikuar një imazh të Efit, modeli i flokëve të së cilës ngjasonte me një pamje të Xhulit në një nga mbrëmjet e spektaklit të Big Brother VIP Kosova.

Bukuroshja nga Drenica në mbnishkrimin e postimit deklaroi se Luizi e kopjon tërësisht lojën e saj, ndërsa Efi e kopjon në pamje.

“Luizi inspirohet me lojë të Xhulit dhe Efi sot qenka bërë kopje e Xhulit. Jeni të mirëseardhur o shqiptari”, ka shkruar Xhuli në InstaStory.