15/07/2024

Moderatori i njohur Labinot Gashi dhe këngëtarja Dafina Zeqiri ruanin një miqësi shumë të mirë.

Por mesa duket një raport i tillë nuk ekziston më dhe kjo u pa me mungesën e Labit në festën e ditëlindjes së artistes.

Pikërisht atë ditë, Labi bëri një postim në Instagram me fjalën “mosmirënjohje”, duke i bërë ndjekësit të aludojnë se ishte një thumb indirekt për Dafinën.

I pyetur në një intervistë për Prive, Labi tregoi se postimi nuk ishte rastësi dhe nuk është se i dedikohej vetëm Dafinës, por shumë personave.

“Nuk ke rastësi, por nuk ishte vetëm për të [Dafinën], por për krejt njerëzit e tjerë. Në fakt, ja ku po e them tani nuk ishte vetëm sepse në festë nuk ishte Labi, nuk pash shumë njerëz që ishin në fillimet e hershme të Dafinës, nuk isha veç unë, pro patë”, tha ndër të tjerash Labi.

watch