14/07/2024

Paris Saint-Germain është i gatshëm të lërë Lionel Messin të largohet në verë si një transferim i lirë.

PSG nuk po nxiton të zgjasë marrëveshjen. Kjo pasi Presidenti i klubit Nasser Al-Khelaifi synon ta bëjë PSG-në një projekt më të qëndrueshëm financiarisht, me më pak emra yjesh dhe më shumë talente të rinj francezë.
Marrëveshja e argjentinasit përfundon më 30 Qershor dhe Barcelona është e prirur ta rikthejë atë në Spanjë, nëse gjendja financiare do ia lejojë.

Nga ana tjetër Barcelona thuhet se dëshiron të afrojë me kosto zero N’Golo Kante dhe Pierre-Emerick Aubameyang nga Chelsea. Xavi ka një listë objektivash dhe do t’i ofrojë Kantes një marrëveshje dyvjeçare. Barça gjithashtu do të kërkojë një përgjigje nga Aubameyang në javën e parë të Qershorit.

Tv Klan