04/10/2024

Kompania amerikane “Bechtel” është themeluar në fund të shekullit të 19-të – në vitin 1898 dhe në vitin 2022 kanë pasur të ardhura vjetore prej 17.5 miliardë dollarë, që është më shumë se BPV-ja e Maqedonisë së Veriut, e cila në vitin 2022 ishte 14.2 miliardë dollarë.

Sipas “Forbes”, kjo kompani është në vendin e 20-të në listën e kompanive më të mëdha private amerikane, dhe kanë punuar dhe po punojnë në disa nga projektet më të rëndësishme të infrastrukturës.

Në San Francisko, Bechtel projektoi dhe ndërtoi sistemin më të madh dhe më të avancuar të transitit të shpejtë në botë. Ky projekt u njoh nga Shoqata Amerikane e Punëve Publike si një nga dhjetë projektet më të rëndësishme publike të shekullit të 20-të, së bashku me Digën Hoover, Urën Golden Gate të San Franciskos dhe Kanalin e Panamasë.

Bechtel po punon gjithashtu në ndërtimin e një aeroporti në Sidnej. Aeroporti Western Sydney në Australi është një projekt me vlerë mbi katër miliardë dollarë. Ky aeroport në Sydney pritet të finalizohet në vitin 2026 dhe do të jetë një nga më të mëdhenjtë në Australi me mbi 10 milionë pasagjerë në vit.

Kompania operon në një konsorcium me “Enka” në shumë projekte infrastrukturore, si ndërtimi i korridoreve 8 dhe 10-d në vend. Ata kanë pas vetes një sërë projektesh dhe përpjekjesh, por edhe njohje. Dy kompanitë ndërtuan urën më të gjatë në Ballkan, mbi lumin Lepenec në Kosovë, me një gjatësi prej 5.75 kilometrash.

Përveç autostradës në Kosovë, “Bechtel dhe Enka” po ndërtojnë edhe autostradën e Moravës në Serbi, seksion ky që po ndërtohet duke zhvilluar infrastrukturën më moderne digjitale dhe sistemin e mbrojtjes nga përmbytjet.

Gjatë ndërtimit të kësaj autostrade do të vendosen më shumë se 1000 kilometra kabllo optike, të cilat do të shërbejnë për përmirësimin e infrastrukturës 5G. Mbështetje dhe garanci për këtë projekt dhe për konsorciumin “Bechtel and Enka” është edhe qeveria britanike, e cila ka dhënë 430 milionë euro.