12/07/2024


Barcelona po planifikon të përforcohet në afatin kalimtar të verës.

Pa dyshim, synimi kryesor i gjigantit katalunas mbetet Lionel Messi, shkruan mediumi “Relevo”, shkruan express.

Ylli argjentinas do të jetë lojtar i lirë pas pak muajsh dhe nuk do ta vazhdojë kontratën me Paris Saint-Germainin.

Dhe, të gjithë rrugët për kampionin e freskët botëror duket se çojnë kah Katalunia, aty ku ka fituar gjithçka dhe ku u bë ndoshta lojtari më i mirë në histori të futbollit.

E krahas 35 vjeçarit, klubi nga Camp Nou synon ta transferojë edhe mesfushorin kreativ të Manchester Cityt, Ilkay Gundogan.

Gjithnjë sipas mediumit spanjoll, katalunasit janë optimistë për transferimin e këtyre dy yjeve, me të cilët synojnë të rikthehen në majat e futbollit spanjoll dhe të atij evropian.

Messi ka ofertë të majme nga Arabia Saudite dhe nga liga amerikane – MLS, por duket se ai është i vendosur të mbetet në futbollin evropian, së paku edhe një vit.