
Gjenetika, stresi dhe fati i keq mund të jenë shkaktarët e shfaqjes së flokëve të thinjura në moshë të re. Edhe pse në shumicën e rasteve nuk ka arsye për t’u shqetësuar, mjekët ende paralajmërojnë se ndonjëherë shfaqja e papritur e flokëve gri mund të jetë shenjë e disa problemeve shëndetësore, transmeton Daily Mail.
Disa prej tyre mund të jenë për shkak të mungesës së vitaminës ose mineraleve, dhe më e zakonshme është mungesa e vitaminës D, përcjell Index.hr, transmeton Klankosova.tv. Në një studim të vitit 2013, një ekip hulumtues indian zbuloi se adoleshentët që vuajnë nga mungesa e vitaminës D kanë më shumë gjasa të kenë flokë gri tashmë në të 20-tat e tyre.
Në raste disi më të rralla, thinjat, veçanërisht nëse shfaqen para moshës së mesme, mund të jenë shenjë e sëmundjeve të zemrës, çrregullimeve autoimune apo edhe tumoreve të trurit. Domethënë, secila nga këto probleme shëndetësore ndikon në pigmentin e flokëve, gjë që çon në thinja, paralajmërojnë mjekët, transmeton Klankosova.tv.