18/07/2024

Një grup neonazist raportohet se ka marrë kontrollin e faqes zyrtare të modeles pornografike Riley Reid në Twitter, duke shpërndarë përmbajtje raciste dhe ekstremiste për më shumë se 2 milionë fansat e saj.

Një pinjoll i grupit të rrezikshëm ‘Injekt Division’ ka marrë kontrollin e faqeve të aktores së preferuar amerikane, për të shpërndarë teori ekstreme apo konspiracione nga më të pamenduarat, për miliona ndjekësit online të Riley.

Grupi në mesazhet e tyre bënin gjithashtu thirrje për lirimin e një ekstremisti të bardhë ne SHBA, që raportohet se është arrestuar se donte të hidhte në erë një supermarket.
Përmbajtjet e shpërndara prej tyre janë vlerësuar si raciste, transfobike, anti-semite, si dhe abuzuese ndaj aktoreve pornografike dhe prostitutave.

Teksa tentonin të injektonin ndjekësit e faqes me ideologjinë e tyre “të sëmurë”, një ish-drejtues i Injekt Division thoshte se logoja e tyre e “shiringës” përfaqëson “alternativën ekstremiste të programit të tyre me 12-hapa.”

“Logo e shiringës … objektivi dhe ekstremizmi janë mënyra e vetme për të qëndruar larg zakoneve të këqija,” shkruanin ata sipas rrjetit Vice.

Grupi që mbajti nën kontrollin e tyre faqet e Riley për më shumë se një muaj, përpiqeshin të frymëzonin njerëzit në një lëvizje anti-pornografi.

Një nga komentet e tyre të çuditshme shkruante: “Mos lejoni që të rinjtë tuaj të indoktrinohen nga sionistët. Ju mund të zemëroheni nëse ne po ju ndërpresim këtë varësi që keni krijuar, por kur një person shikon të vërtetën, atëherë e kupton se ia ka vlejtur barra qiranë”.

Aktorja pornografike Riley denoncoi marrjen e kontrollit të llogarive të saj duke thënë se “ata kishin kontroll në rrjetet saj në platformat Spectrum, Microsoft Office, Venmo, Amazon, e eBay.”

Por hakerat neo-Nazistë insistonin se industria e pornografisë është një komplot nga “elita sioniste për të dobësuar e kontrolluar shoqërinë njerëzore” .

Ekspertët kanë thënë se grupi është shfaqur me veprime të tilla edhe më parë dhe ka lidhje me zgjerimin e rrjeteve ekstremiste.

Mike Stabile, drejtor i komunikimeve për industrinë pornografike Free Speech Coalition, shprehu shqetësimin e tij.

“Sulmi brutal ndaj Riley është i dhunshëm e agresiv, ata duket qartë se kënaqen me këtë terror. Kjo u lejon atyre të shpërndajnë mesazhet e urrejtjes, në një komunitet që mund të jetë naiv ndaj këtyre mesazheve”, tha ai.

Top Channel