“Big Brother VIP” është kthyer në një fenomen tepër të komentuar.

Prej më shumë se katër muaj çdo situatë e krijuar brenda shtëpisë së famshme është përfolur tepër në media dhe rrjete sociale.

Ky format është ndjekur dhe përkrahur shumë nga publiku, i cili shpeshherë i kalon limitet me ofendime ndaj personazheve apo produksionit.

Së fundmi Sara Hoxha një nga producentet e “Big Brother VIP” dhe pronaret e “Top Channel”, ka postuar në InstaStory një komunikim me një ndjekëse, e cila në komentin e saj shpreh mllef dhe mallkime ndaj Sarës.

“Gëzuar Ramzanin të gjithëve! Teksa vijmë në përfundimin e këtij muaj të shenjtë të agjërimit dhe reflektimit shpirtëror, le të kujtojmë rëndësinë e mirësisë, respektit dhe dhembshurisë ndaj njëri-tjetrit, si në internet ashtu edhe në të vërtetë.

Ndërsa kjo është hera e vetme që do të flas për këtë, unë, kolegët e mi dhe banoret kërcënohemi dhe fyemi çdo ditë.

Dëshiroj t’ju kujtoj se është një shfaqje televizive dhe gjithçka bëhet #nëuadërtëlojës. Shikimi të këndshëm”, shkruan Sara krahas fotos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *