Që nga koha kur u largua nga Barcelona, Pep Guardiola-n e ka përndjekur mallkimi Champions. Tekniku spanjoll nuk ka mundur më kurrë të fitojë trofeun me “veshë të mëdhenj”, por ky fakt nuk e pengon të futet në librin e artë të Champions League.
Ndaj Bayern Munich, ish ekipit të tij, Pep siguroi për herë të dhjetë një biletë për në fazën gjysmëfinale. Ky është një rekord absolut, asnjë trajner më parë nuk e kishte arritur një shifër të tillë.Në karrierën e tij, Guardiola ka prekur këtë fazë katër herë me Barcelonën, tre herë me Bayern Munich dhe tre herë me Man.City. Sigurisht kaq nuk mjafton për Guardiola-n, as për Man.City, pasi këtë vit dëshirojnë t’i shkojnë deri në fund këtij turneu.
(BalkanWeb)