21/04/2026

Mbi 30 mijë iftare falas për studentë dhe familje në nevojë nga “Agimi i bamirësisë” dhe Fondacioni “Ajka” në Tetovë….

Mbi 30 mijë iftare falas për studentë dhe familje në nevojë nga “Agimi i bamirësisë” dhe Fondacioni “Ajka” në Tetovë. Është viti i 11 që “Agimi i Bamirësisë” shpërndan iftare falas për student e familje në nevojë. Visar Xhaferi, thotë se deri me sot kanë shpërndarë mbi 20 mijë iftare falas.

“Është viti 11 i Sofrës si projekt, ku këtë vit sot është dita e 27 nga kalkulimer që i kemi janë mbi 20 mijë iftare falas, ku përafërsisht mesatarja ka shkuar nga 700-800 iftare falas, siç e dini 1/3 janë studentë, kurse pjesa tjetër janë nevojtar që ju dërgohet iftaret në shtëpi.”, – deklaroi Visar Xhaferi nga “Agimi i Bamirësisë”.

Ndërkohë Fondacioni “Ajka” në vitin e dytë së ekzistuari ka dhuruar mbi 11 mijë iftare vetëm për student. Sipas këtij fondacioni kërkesa për iftare falas çdo ditë ka rritje, që dëshmon se studentët gjithmonë kanë nevojë për mbështetje.

“Jemi të kënaqur me këtë aktivitet dhe shohim se nëse do të kishim më shumë mundësi, hapësira kur të shtrohen iftaret, do të shkonte edhe 1.000 iftare në ditë. Shih se studentët kanë nevojë për iftare dhe qëllimi jonë është që studentëve t’u ndihmojmë.”, – theksoi Nuhij Ganija nga Fondacioni “Ajka”, Tetovë.

Përveç iftareve falas, këto shoqata kanë ndihmuar familjet në nevojë edhe për ndërtimin e shtëpive dhe sigurimin e një kulmi mbi kokë.

“Deri më tani kemi ndërtuar 14 shtëpi, dy janë duke u ndërtuar dhe dy do të nisen shumë shpejtë pas Ramazanit, pasi nuk kishim mundësi t’i fillojmë tani.”, – u shpreh Visar Xhaferi nga “Agimi i Bamirësisë”.

“Në ditën e Bajramit do t’i dorëzohen çelësat një nëne me dy jetima, që aksidentalisht e ka humbur bashkëshortin në vend të punës. Ajo për katër vite shkon lart e poshtë.”, – theksoi Nuhij Ganija nga Fondacioni “Ajka”.

Dy shoqatat e bamirësisë në Tetovë, pas muajit të Ramazanit do të vazhdojnë edhe me meze studentore. Për “Agimin e Bamirësisë” mezja tani është bërë traditë, këtë rrugë e ndjek edhe Fondacioni “Ajka”, që për here të parë do të organizon meze studentore për studentët që kanë nevojë edhe pas muajit të Ramazanit.

VISAR SADIKU