04/10/2024

Futbollisti 31-vjeçar, Neymar, është në pritje të fëmijës së parë me modelen Bruna Biancardi.

Ylli brazilian i futbollit, i cili tashmë e ka një djalë 12-vjeçar me ish të dashurën Carolina Dantas, e bëri të ditur lajmin e bukur përmes postimit të disa fotografive në rrjetet sociale, të cilat e shfaqin barkun e fryrë të modeles 28-vjeçare. Çifti duket mjaft i lumtur.

“Ne ëndërrojmë për ty, po e planifikojmë ardhjen tënde dhe dije që je këtu për ta kompletuar dashurinë tonë dhe të na sjellësh më shumë lumturi. Do t’i bashkohesh një familjeje të bukur, me një vëlla dhe shumë anëtarë tjerë të cilët tashmë të duan me gjithë zemër. Eja shpejtë fëmija jonë, po të presim me padurim”.

Yje të shumtë nuk ngurruan të postojnë mesazhe urimi për Neymarin dhe Brunan.

Çifti e konfirmoi lidhjen zyrtarisht në janar të vitit 2022, por në muajin gusht u nda përkohësisht. Fatmirësisht ndarja nuk zgjati shumë dhe tani ata kanë vendosur të krijojnë familje së bashku.download