Lojtarët e Arsenalit u kritikuan për mosrespekt, babai i vajzës përgjigjet

Babai i vajzës maskotë që takoi lojtarët e Arsenalit i është përgjigjur pretendimeve se lojtarët e Topçinjve ishin mosrespektues ndaj vajzës së tij.

Përpara ndeshjes të së dielës në Ligën Premier mes Arsenalit dhe Ëest Hamit, tifozja me fat pati mundësinë të merrte një fanellë të firmosur nga lojtarët përpara ndeshjes.

Një video është postuar në llogarinë zyrtare të Arsenalit në rrjetet sociale, ku shihen lojtarët duke firmosur fanellën e tifozes së re.

Megjithatë, lojtarët u kritikuan për mosrespekt dhe afërsi apo ndjeshmëri me vajzën.

Lojtarët e Arsenalit kritikohen për ‘klipin e neveritshëm’ ku përfshihet një tifoze e re
Lexo po ashtu
Lojtarët e Arsenalit kritikohen për ‘klipin e neveritshëm’ ku përfshihet një tifoze e re
Pas postimit të videos, lojtarët e Arsenalit u sulmuan nga tifozë të ndryshëm, por edhe figura publike.

Megjithatë, babai i maskotës së re tani ka mbrojtur klubin dhe lojtarët, duke thënë se vajza e tij ka kaluar një kohë të bukur.

“Vajza ime kaloi një kohë të bukur si masokotë për Arsenalin. Kishte vetëm një dritare të vogël për të takuar lojtarët dhe asaj i pëlqeu shumë”.

“Odegaard është lojtari i saj i preferuar, kështu që mbajtja e dorës në fushë ishte shumë e veçantë”, ka thënë babai i tifozes së re. /Telegrafi/
https://twitter.com/MrNickKnowles?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1648058985503772686%7Ctwgr%5E9c16d90f88a1b0304d1659511904556de3500328%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Findeks.mk%2Flojtaret-e-arsenalit-u-kritikuan-per-mosrespekt-babai-i-vajzes-pergjigjet%2F

Share post: