20/04/2026

Edhe pse migrimi shihet si trendi më aktual i viteve të fundit nga i cili ndikohen të rinjtë, historia e publikuar sot nga portali gradska.mk është histori suksesi në vendlinje.
Ismail Idrizallari, është 28 vjeçar me profesion stilist i flokëve, apo thënë në fjalor popullor frizer.
Ai ka rrëfyëer historinë e tij për hapjen e biznesit privat, pasi disa herë kishte punuar edhe punë sezonale në Gjermani.
“Dy herë kam punuar në Gjermani,tre muaj. Atje paguhesha mirë sepse punoja me orar të plotë, mirëpo harxhimet ishin të mëdha ndërsa kursimet ishin shumë të vogla. Ndaj, vendosa të kthehem në vendlindje, të hap një biznes të vogël në Shkup. Përfitova një subvencion shtetëror për hapjen e bizneseve fillestare dhe hapa dyqanin tim si floktar. Tashmë dy vite sipas ligjit jam edhe i liruar nga tatimi”, deklaroi ai.
Idrizallari thotë se punë ka edhe këtu, mirëpo secili duhet të ketë një synim përpara se të hap një biznes privat.
“Mendoj se për një njeri punëtorë punë dhe sukses ka çdokund, pavarësisht se ku punon apo në cilin shtet është. Tashmë më vjen mirë që jam edhe i punësuar në Shkup mirëpo jam edhe pranë familjes dhe nuk ndjej mungesën e tyre”, përfundoi ai.
Burimi i lajmit: gradska.mk