14/07/2024

Aktori i njohur, Olsi Bylyku feston ditën e sotme 25-vjetori e tij të lindjes.

Në këtë ditë të veçantë për të ai nuk ka hezituar t’i bëjë një dedikim të veçantë vetes.

Ai ka falenderuar dhe premtuar se do të dhurojë më shumë lumturi dhe gëzim familjes dhe njerëzve të tjerë të tij të afërt.

“Sot 25 vjeç. Jam shumë në “borxh” me ty Zot, ndaj po jap maksimumin tim për t’i dhënë lumturi dhe gëzim familjes, miqve, bashkëpuntoreve dhe sigurisht çdo ndjekësi që ka besuar tek unë që nga dita e parë që jam ngjitur në skenë.
Përjetësisht mirënjohës,i juaji Olsi Bylyku!,-shkruan ai krahas postimit.