17/07/2024


Ka një marrëveshje mes palëve, Inigo Martinez përforcimi i parë i Barcelonës për sezonin e ri

Barcelona thuajse ka siguruar titullin në La Liga dhe qysh tani ka filluar të punoj për ta përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Një nga përforcimet e para që do t’i bashkohet Barcelonës është qendërmbrojtësi spanjoll Inigo Martinez.

31-vjeçari do të largohet nga Athletic Bilbao në fund të këtij sezoni si futbollist i lirë pasi nuk ka pranuar rinovimin e kontratës.

Inigo Martinez e di tanimë të ardhmen e tij, pasi ai ka një marrëveshje me Barcelonën që t’iu bashkohet atyre si transferim i lirë.

Gazeta katalunase Sport ka raportuar se palët kanë gjetur gjuhë të përbashkët dhe në fund të sezonit do të zyrtarizohet Martinez si lojtar i ri i Barcelonës.
Reprezentuesi spanjoll pritet të nënshkruajë një kontratë tre vjeçare me Barcelonën që e ka fituar garën për të me Atletico Madridin.

Inigo Martinez është një nga mbrojtësit qendror më të vlerësuar në La Liga dhe ai pritet të jetë një përforcim i madh për katalunasit.