07/10/2024

OPEC planifikon reduktimin e prodhimit të naftës

Çmimet e naftës së papërpunuar në botë u rritën sërish këtë të hënë. Në bursat e Teksasit, çmimi për një fuçi nafte është 82.55 dollarë.

Ekspertët thonë se janë disa faktorë që po ndikojnë në rritjen e çmimit. OPEC-u, karteli më i madh i naftës në botë planifikon uljen e prodhimit duke rrezikuar në këtë mënyrë të përkeqësojë një defiçit të furnizimit me naftë që pritet në gjysmën e dytë të vitit.

Rafinerët po rrisin gjithashtu prodhimin e benzinës përpara kërkesës së pikut të verës, ndërsa po reduktojnë prodhimin e naftës. Ndërkohë, eksportet e naftës nga veriu i Irakut në portin turk të Ceyhanit mbetën të bllokuara pothuajse tre javë pasi një çështje arbitrazhi vendosi që Ankaraja i detyrohej Bagdadit kompensim për eksportet e paautorizuara.

Klan News