23/02/2024

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve.

Grubi në urimin e tij në rrjetin social Facebook shkruan se ditët e festës le te jenë çaste reflektimi për vepra të mira, më shumë humanitet, tolerancë dhe respekt ndaj njëri tjetrit.

Urimi i plotë:

Të nderuar besimtarë ortodoks
Me dëshirën që në familjet tuaja të keni gjithmonë paqe, shëndet dhe begati, ju uroj festën e Pashkëve.
Dita e sotme le të jetë rreze ndriçuese për ngritje shpirtëtore dhe reflektim mbi peshën e veprave të mira, çast që do të përforcojë ndjenjat e humanitetit, respektit, tolerancës dhe mirëkuptimit ndaj njëri – tjetrit.
Gëzuar Pashkët!
https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/777821417040712