Kur dëgjoi për herë të parë se trupat amerikane kishin rrëzuar Sadam Huseinin, inxhinieri iraken Hazem Mohammed shpresoi se më në fund do të ishte në gjendje të gjente vëllain e tij, i cili u qëllua për vdekje pas një kryengritjeje të dështuar kundër sundimit të Sadamit në 1991. Nuk ishin vetëm shpresat e Mohammedit që u ngjallën pas ndërhyrjes ushtarake të udhëhequr nga SHBA në Mars 2003, por edhe të dhjetëra mijëra njerëzve të tjerë.
Ata që humbën të afërmit e tyre besuan se së shpejti do të zbulonin fatin e të dashurve të tyre. Njëzet vjet më vonë, Muhamedi, i cili u godit nga dy plumba, por i mbijetoi vrasjes masive në të cilën ndërroi jetë vëllai i tij, dhe një numër i madh i madh qytetarësh janë ende në pritje të një përgjigjeje. Vite më vonë u gjetën dhjetëra varre masive, dëshmi e mizorive të kryera të liderit iraken. Por puna për të identifikuar viktimat ka qenë e ngadaltë për shkak edhe të konfliktit që ka përfshirë Irakun në dy dekadat e fundit.
“Kam konstatuar se hapja e varrezave masive nuk ishte e organizuar, kështu që vendosa të mos e hap varrin ku dyshoja se ishte vëllai im dhe nuk lejova askënd të afrohej derisa u krijua ministria e të drejtave të njeriut në vitin 2013. Shkova tek ata dhe i solla këtu. Ata morën një ekip të specializuar dhe ne hapëm varrin.”
Ndërsa procesi i identifikimit të eshtrave u zvarrit më shumë mizori u kryen në konfliktin sektar dhe në mes të rritjes dhe rënies së grupeve të armatosura, si Al Kaeda dhe militantët e Shtetit Islamik, si dhe militantët myslimanë shiitë.
“Kjo dosje nuk është mbyllur, është ende e hapur deri më sot. Për sa kohë nuk kemi gjetur eshtrat e të afërmve tanë dhe për sa kohë unë si i mbijetuar nuk sigurova të drejtat e mia, nuk u dëmshpërbleva as moralisht dhe as financiarisht, ngjarja dhe kujtimet e saj asaj kohe vijojnë të jetojnë çdo ditë brenda meje”.
Kaluan edhe 10 vjet të tjera përpara se Mohamedi të drejtonte një ekip ekspertësh në vendin ku ai, vëllai i tij dhe të tjerët u mblodhën ndërsa trupat e Sadamit shtypën një kryengritje kryesisht shiite në fund të Luftës së Gjirit të vitit 1991. Në atë kohë, ata ishin u detyruan të gjunjëzoheshin pranë llogoreve të hapura në periferi të qytetit jugor të Naxhafit dhe u qëlluan. Eshtrat e 46 njerëzve u zhvarrosën, por vëllai i Mohammedit nuk u gjet kurrë. Ai beson se më shumë trupa janë ende atje, të pagjetur.
“Një vend që nuk kujdeset për të kaluarën e tij dhe nuk e dokumenton atë, nuk mund të ruajë të tashmen dhe të ardhmen e tij. Në të njëjtën kohë, unë ndonjëherë e fal qeverinë. Ata kanë kaq shumë viktima të cilat duhet ti identifikojnë”.
Sipas Fondacionit Martirs një organ qeveritar i përfshirë në identifikimin e viktimave dhe kompensimin e të afërmve të tyre thotë se mbi 260 varre masive janë zbuluar deri më tani. Por burimet janë të kufizuara për një detyrë kaq të madhe. Në një departament të ministrisë së shëndetësisë në Bagdad, një ekip prej rreth 100 personash analizon eshtrat nga varret masive. Shefi i departamentit Yasmine Siddiq thotë se ata kanë identifikuar dhe krahasuar mostrat e ADN-së të rreth 2,000 individëve, nga rreth 4,500 trupa të zhvarrosur.
“Kjo njësi është përgjegjëse për marrjen e eshtrave dhe pastrimin e tyre. Pas pastrimit te eshtrave nis faza e dytë e cila është ajo e ekzaminimit”.
Aktualisht Iraku ka një nga numrat më të lartë të personave të zhdukur në botë, sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, i cili thotë se numri i përgjithshëm i të zhdukurve shkon deri në qindra mijëra njerëz. Sipas Siddiq, masakrat e kryera nga militantët e Shtetit Islamik, të cilët pushtuan pjesën më të madhe të veriut në Irak në vitin 2014 mbeten prioritet.
“Qeveria dhe organizatat ndërkombëtare fokusohen në rastet e viktimave të Shtetit Islamik, sepse ato janë krime lufte dhe gjenocid. Kjo është arsyeja pse ne po punojmë në këto raste me të gjitha mundësitë tona, për të përcaktuar identitetin e viktimave që janë zhvarrosur nga ato varre”.
Në Sinjar, ku Shteti Islamik kreu atë që hetuesit e OKB-së e përshkruan si gjenocid kundër pakicës Yazidi të Irakut, rreth 600 viktima janë rivarrosur, me rreth 150 të identifikuar. Në Saqlawiya, një zonë rurale pranë qytetit sunit të Fallujas, familjet po humbasin shpresën për të zbuluar fatin e më shumë se 600 burrave të kapur kur zona u rimor nga Shteti Islamik nga forcat e sigurisë.
Nga dhoma e saj e ndenjes, Ikhlas Talal përlotet teksa sheh fotot e bashkëshortit të saj dhe 13 të afërmve të tjerë që u zhdukën në fillim të qershorit 2016. Ajo dhe gra të tjera kanë kërkuar për burrat, baballarët dhe djemtë e tyre për vite me radhë, duke udhëtuar nëpër Irak dhe duke kontaktuar burgjet dhe spitalet, por më kot.
“I kërkuam, shkuam në gjykatë dhe pyetëm , ata thanë se kërkuan në të gjitha burgjet, por nuk ka asnjë gjurmë të tyre”.
Talal po kërkon që burri i saj të njihet zyrtarisht si martir në mënyrë që ajo të mund të marrë një ndihmë prej 850 dollarësh në muaj.
“Unë nuk e kam parë atë që kur ata çliruan zonën tonë. Na vendosën ne gratë në një vend dhe burrat në një vend tjetër. Ata u larguan pa asgjë. Na dhanë çantat dhe letrat zyrtare dhe u larguan. Ne nuk dimë asgjë për ta. Kanë kaluar tetë vjet dhe ne ende nuk e dimë fatin e tyre”.
Të tjerë persona thonë se kanë harxhuar të gjitha kursimet e tyre në kërkim të të afërmve të tyre. Majid Mohammed e pa për herë të fundit djalin e tij me profesion mjek, në Qershor 2014.
“Në këtë moshë nuk mund të punoj, kam humbur gjënë më të dashur për mua. Madje humba të gjitha paratë që kurseva. Kisha kamionë por i humba. I humba sepse pushova së punuari për tre vjet ndërsa kërkoja djalin tim”.
Ndërsa gruaja e tij Nadia Jasim thotë se të gjitha qeveritë kanë dështuar në gjetjen e të afërmve të tyre.
“Këta fëmijë nuk e njohin dajën e tyre, unë u them që ky është daja juaj. Zemrat e të gjitha nënave irakene janë thyer për shkak të djemve të tyre që u zhdukën. Me gjithë kohën që ka kaluar që nga viti 2003, ne duhet të kishim gjetur një zgjidhje. Pse njerëzit janë ende të zhdukur”?
Klan News