Këngëtarja dhe ish-Missi, Morena Taraku këtë periudhë të vitit po e kalon në pushime.
Bukuroshja nga Peja si destiancion ka zgjedhur Dubain e nga ku nuk ka munguar pozat e ndryshme në llogarinë e saj në Instagram.
Kështu ka vepruar edhe së fundmi teksa Morena u kujdes që të ekspozonte linjat e saj të trupit në një veshje ngjyrë rozë.Kostumi I saj përbëhej nga një bluzë e shkurtër me dekolte të hapur dhe një mini-fund ndërsa e përshtati edhe me doreza dhe aksesor ari.
Si çdo herë tjetër, Morena dukej në formë të shkëlqyer teksa nuk munguan as komentet e admiruesve të saj sipër imazheve.
Ndërkohë, theksojmë që ndonëse ka shfaqur pasionin e saj për muzikën, Taraku prej kohësh nuk ka publikuar një këngë të re.
Ajo megjithatë mbetet e përkushtuar në biznesit e saj në Stamboll, atje ku jeton dhe vepron prej vitesh. /Telegrafi/