Universiteti i Tetovës ka organizuar Akademi Përkujtimore për ish-studentin e këtij universiteti dhe heroin kombëtar, Alban Ajeti.
I pranishëm në këtë ngjarje ishte dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Ahmeti në fjalimin e tij të rastit tha se gjithmonë duhet kujtuar dëshmorët e rënë për liri, njejtë siç do të kujtohet gjithmonë edhe Albani për misionin e tij për të parë të lirë tokën arbërore.
“Asnjëherë nuk lihen në harrese ata që ranë për liri, asnjëherë nuk harron UT-ja sepse është i vetmi universitet që është hapur me gjak. Duke i kujtuar, nderuar dhe dekoruar studentët që dhanë jetë, e madhështojmë edhe më shumë këtë universitet. Ndaj, bëhu i fortë babai i Albanit dhe ti vëlla, sepse Albanin e kemi hero, sepse Albanin e kemi këtu, në tokën e arbërit, në tokën e lirisë. Albani edhe në poezinë e tij thotë “Mos më qani” ndaj duhet ta kujtojmë me krenari të gjithë ne”, deklaroi Ahmeti. /Indeks.mk