Tetovë, 11 prill – Një tetovar njëzet e shtatë vjeçar është arrestuar nga policia si i dyshuar për tre grabitje në qytet. Ai është arrestuar dje rreth orës 16 e 15 minuta në qytet.
“Tetovari njëzet e shtatë vjeçar E.I. i cili dyshohet se më 9 dhe 10 të këtij muaji ka kryer dy grabitje dhe një tentim grabitje në kazino në Tetovë. Duke i kërcënuar të punësuarit me sende të mprehta dhe të forta, ai ka marrë një shumë të caktuar parash”, informoi Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.
Me parashtresë përkatëse me të cilën do të përmbyllen tre lëndët, ai sot, ndërsa në koordinim me prokurorin publik do të paraqitet para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Tetovës.