arlindsadiku89Në momentin kur Mallorca shënoi ndaj Real Valladolidit, të gjithë lojtarët që ishin brenda zonës shkuan të festojnë perveç Vedat Muriqit, i cili u ndal.
Muriqi u ndal pasi gjatë momentit të realizimit të golit, futbollisti kundërshtar që u godit në kokë ra pa ndjenja në tokë.
Ai e shikoi se a është fillimisht mirë dhe më pastaj shkoi të festonte me bashkëlojtarët, transmeton Klankosova.tv.
Muriqi në këtë ndeshje shënoi dy gola, që ishin krucial në barazimin dramatik 3-3 me Valladolidin.