12/07/2024


Çifti i njohur shqiptar po martohen, zbulohet kur do të bëhet dasma e madhe e dyshes simpatike.

Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë një nga çiftet më simpatike të showbizit shqiptar.

Dyshja që janë prindër të një djali me emrin Nolan Sol duket se së shpejti do të organizojnë një dasmë.

Këtë e ka pohuar Vlashenti në një intervistë të dhënë së fundmi.

“Patjetër që po. Do bëjmë një festë të madhe do ftojmë gjithë publikun”.

Vlashenti po ashtu ka zbuluar detaje nga takimi i tyre i parë duke zbuluar se si ishte magjepsur nga Dojna.

“Ne nuk njiheshim, e dija që luante piano, nuk ishte dokushdo, përveç se ishte e bukur dhe të magnetizonte me ato sy, bënte batuta, e kisha parë më parë por nuk ma merrte mendja. Kur kemi folur aty unë kam ngel pa mend se inteligjenca që kishte për të bërë humor, mënyra sesi bënte që të ndihej i ftuari, sesi më bënte të ndihesha unë, mendoja se ishte talent. Se kur e shef thua është e bukur. Po është person fantastik, di të them se kam qënë i magjepsur”.