18/07/2024

Të punosh të veprosh të jetosh me personalitete të ndryshme mund të jetë gjithashtu sfiduese. Edhe në vendet më të shëndetshme të punës apo kudo ndodhesh përplasjet e personalitetit lindin në mënyrë të pashmangshme për shkak të dallimeve në komunikim, stilin e jetesës e udhëheqjes ose opinionin personal.

Një grup i organizuar dhe dinamik i karakteristikave të një personi, mund të përkufizohet me fjalën personalitetit. Shumë tipare njerëzore lidhen edhe me gjenetikën e individëve si për shembull sjelljet neurotike të cilat kanë lidhje me praninë e madhe të gjenit të serotoninës. Serotonina është një nga neurotransmetuesit më të rëndësishëm. Detyra e saj është të transmetojë mesazhe nga njëra pjesë e trurit në tjetrën. Nëse serotonina është prodhuar në mënyrë të mjaftueshme dhe nëse funksionon në mënyrë efektive, mekanizmat themelorë si gjumi, epshi, gjendja shpirtërore dhe uria do të funksionojnë në mënyrë korrekte, në rast të kundërt shfaqen çrregullime.

Këto çrregullime të shkaktuara nga prodhimi i pamjaftueshëm ose dëmtimi i serotoninës mund të përfshijnë ankth, panik, zemërim, depresion, lodhje.

Ekzistojnë disa llojet të personaliteteve njerëzore

Të shqetësuarit

Një studim I Universitetit të Antverpit ka nxjerrë në pah se pas dhjetë vitesh trajtimi të sëmundjeve të zemrës, 27 % e personave që vuajnë nga ankthet nuk kanë mundur që të mbijetojnë. Personat që kanë probleme me ankthin, që nuk arrijnë ta kontrollojnë atë zakonisht janë të prirur të kenë probleme me presionin e gjakut.

Të ndorojturit

Personat e drojtur, ata që nuk marrin shumë iniciativa në shoqëri, apo në jetën e tyre personale janë më të dhënë ndaj marrjës së infeksioneve virale. Infeksionet virale shkaktojnë inflamacion sistemik, gjë e cila më pas mund të shkaktojë gjendje kardiovaskulare akute dhe kronike. Ashpërsia apo pesha e gjendjes së problemit parësor me frymëmarrjen dhe mundësia e komplikimeve serioze, janë gjithashtu më të larta tek pacientët me sëmundje ekzistuese të zemrës dhe enëve të gjakut (sëmundje kardiovaskulare). Pra ata që janë të ndrojtur parapëlqejnë vetminë.

Optimistët

Optimizmi i jep një ndihmë shumë të madhe funksionimit të sistemit imunitar duke e mbrojtur atë nga stresi psikologjik. Një studim amerikan i kryer mbi individë të caktuar përgjatë një periudhe 30 vjeçare nxori në pah se optimistët janë më të shëndetshëm dhe kanë më pak paaftësi se tipat pesimistë.

Agresivët

Tipat armiqësorë janë të hapur ndaj një numri të madh problemesh shëndetësore dhe për këta persona janë zhvilluar shumë kërkime shkencore. Njerëzit që vuajnë nga arterioskleroza janë ata që kanë më së shumti personalitete armiqësore. Një studim amerikan treoi se tipat agresivë janë më të hapur ndaj rreziqeve të infeksionit në të gjithë pjesët e trupit dhe sëmundjeve të zemrës, atyre të lidhura me infektimin e arterieve. Këta njerëz janë më të pritur edhe ndaj depresioneve dhe sëmundjeve mendore.

Të mbyllurit në vetvete

Personat që janë të mbyllur në vetvete dhe janë melankolikë me një gjendje që shkon shpesh në pikëllim, vuajnë nga një shkallë e lartë dhimbjeje shpirtërore, por në mënyrë të ndërgjegjëeshme i shtypin ndjenjat e tyre dhe si rezultat mund të jenë shumë më të prirur ndaj risqeve të kancerit, apo sëmundjeve të zemrës.

Të përgjegjshmit

Personat e përgjegjshëm janë edhe më jetëgjatët, shkaku ndoshta është se njerëzit e përgjegjshëm shmangin rrezikun dhe kanë një jetë larg faktorëve që do të dëmtonin shëndetin. Kjo veti ka një ndikim të jashtëzakonshëm në jetëgjatësi pasi tek këta njerëz presioni i gjakut, niveli i kolesterolit dhe rrahjet e zemrës janë në nivele normale.

Impulsivët

Personat që janë shumë impulsivë, të hedhur, apo të paduruar mund të mendohet se janë më të rrezikuarit nga aksidentet, por në fakt rreziku më i madh që u vjen nga tiparet e tyre është ulçera e stomakut.

Ulçera në stomak shfaqet në formë plagësh rrethore të malcuara dhe shpesh e qelbëzuar në sipërfaqen e brendshme mukozore të stomakut që çon në gangrenë të indeve. Helikobakteriet janë të afta të ngjiten në qelizat sipërfaqësore të membranës mukozore të stomakut të njeriut. Nga këto pozicione bakteriet nisin një proces malcimi, i cili në raste më të rënda jep ulçerën. Meshkujt kapen më shpesh nga ulçera në stomak. Sipas përfundimit të disa studimeve të ndërmarra ndaj 4000 personave, është zbuluar se arsyeja është ku personat impulsivë i përgjigjen stresit me prodhimin e një sasie më të madhe të acidit se sa personat e tjerë.

Neurotikët

Sipas një studimi neurotikët shpesh përdorin strategji jo shumë të mençura për të zgjidhur problemet e tyre duke pasur sjellje armiqësore ndaj të tjerëve dhe shpërthime që kalojnë edhe në ofendime. Sikur të mos mjaftonte fakti se neurotikën e kanë shumë të vështirë për shkak të karakterit për të jetuar të qetë tani del se tipi i tyre bën që ata të mos kërkojnë ndihmë dhe mbështetje për shkak se janë edhe dyshues e të përkeqësojnë gjendjen e tyre. Kjo i bën që të kenë një sistem imunitar më të brishtë se njerëzit e tjerë dhe një probabilitet më të madh për tu sëmurë.

Gazmorët

Një nga zbulimet më të papritura ishte ai i që njerëzit me humor të mirë janë më të prirur për të vdekur më vonë se të tjerët. Sipas një studimi, fëmijët që konsideroheshin nga prindërit dhe mësuesit si më të qetët e me humor më të mirë, në moshë madhore kishin vdekur më vonë se ata që nuk gëzonin humor të shëndetshëm.

Ndryshe nga sa mund të pritej në rastin e personave me humor të mirë, studimet e fundit kanë provuar se një tipar i tillë i personalitetit mund të jetë problematik. Po cili është shkaku ? Sipas një teorie kjo vjen sepse njerëz të tillë i nënvleftësojnë rreziqet e jetës dhe ndoshta kanë vështirësi për tu marrë me situata të cilat nuk kanë dalë ashtu sikurse ata shpresonin.

Të shqetësuarit

Personat që kanë probleme me ankthin, që nuk arrijnë ta kontrollojnë atë zakonisht janë të prirur të kenë probleme me presionin e gjakut. Arsyeja e një lidhjeje të tillë është mbiprodhimtaria e hormonit të stresit. Një studim I Universitetit të Antverpit ka nxjerrë në pah se pas dhjetë vitesh trajtimi të sëmundjeve të zemrës,

27 % e personave që vuajnë nga ankthet nuk kanë mundur që të mbijetojnë.

Të hapurit

Ashtu si edhe optimistët ata ka më pak shanse që të vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Një studim italian doli në përfundim se personat që janë më të hapur ndaj realitetit dhe të tjerëve kanë 15% shanse më pak për tu kapur nga epidemit apo sëmundjet e stinës së ftohtë.