04/10/2024

Autoritetet në Brazil kanë arrestuar dy të rinj, 20 dhe 22 vjeç, të cilët varrosën të gjallë një grua 36-vjeçare në një varrezë. 36-vjeçarja nënë e katër fëmijëve fillimisht u rrah dhe më pas u mor nga shtëpia e saj dhe u varros në një varr në varrezat e qytetit të Visconde do Rio Branco.Gruaja kaloi gjithsej 10 orë në varr para se të dallohej nga varrmihësit, të cilët u alarmuan nga çimentoja e freskët dhe gjaku pranë vendit ku ishte varrosur 36-vjeçarja, ndërsa dëgjuan të thirura për ndihmë.

Gruaja i tha policisë se ishte varrosur e gjallë sepse kishte bërë një gabim me vendosjen e një arme dhe një sasie droge që i kishin dhënë dy sulmuesit. Ngjarja ka nisur më 28 mars, kur autorët sulmuan fillimisht bashkëshortin e 36-vjeçares. Kur ai ka shpëtuar, kanë kapur 36-vjeçaren dhe e kanë çuar në varreza. Siç dëshmoi ai, gruaja kishte humbur ndjenjat dhe ishte zgjuar kur ishte brenda varrit. Sipas mediave në Brazil, 36-vjeçarja ka lëndime në kokë dhe rrezikon t’i pritet një gisht.

(BalkanWeb)