14/07/2024

Guri i themelit për ndërtimin e Korridorit 8 në Maqedoninë e Veriut, u vendos sot në qytetin e Tetovës, ngjarje kjo domethënëse për shtetin tonë fqinj dhe ku një pjesë e madhe e popullsisë janë shqiptare. Krahas kryeministrit Kovaçevski, politikanëve nga Maqedonia e Veriut, disa përfaqësuesve nga Tirana zyrtare dhe Ambasadores së SHBA në Shkup, Angela Price Aggeler, e cila e cilësoi këtë projekt si shumë të rëndësishëm dhe investim që i shërben të ardhmes së rajonit, i ftuar nga Qeveria e Shkupit ishte dhe biznesmeni i njohur dhe filantropi i shquar shqiptar, Lazim Destani. Pjesëmarrjen e tij në këtë aktivitet e njoftoi vetë filantropi në rrjetet e tij sociale.

“I ftuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, sot pata nderin të marr pjesë në ceremoninë e vënies së gur-themelit të Korridorit 8 që u mbajt në Tetovë. Në këtë ngjarje, ku dita e sotme u quajt historike, morën pjesë autoritete qeveritare nga tre vendet e rajonit që i përshkon ky Korridor, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.Realizimi i këtij investimi kapital për modernizimin e infrastrukturës rrugore që lidh Detin Adriatik me Detin e Zi, që lidh portet shqiptare të Durrësit e të Vlorës me portet bullgare të Varnas dhe Burgasit, do të mundësojë rritjen e zhvillimit ekonomik, kushte më të mira për zhvillim biznesi, por edhe jetë më cilësore dhe lidhje me Korridoret kryesore europiane”, shkruan Destani.

Sipas tij, “me përfshirjen e Korridorit 8 në rrjetin TEN-T (Rrjeti Trans-Europian i Transportit), për herë të parë infrastruktura e Ballkanit Perëndimor është pjesë integrale e korridoreve europiane. Krahas të mirave që i sjell gjithë rajonit, për trojet tona Korridori 8 është me rëndësi strategjike. Qarkullimi i lehtë dhe i shpejtë i njërëzve dhe mallrave në masë të madhe do ta bëjë ndryshimin e ritmit të zhvillimit ekonomik, shoqëror e të gjithmbarshëm të vendeve tona. Për zhvillimin e një vendi, autostradat janë si arteriet për trupin e njeriut”.

Postimi i plotë:

I ftuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, sot pata nderin të marr pjesë në ceremoninë e vënies së gur-themelit të Korridorit 8 që u mbajt në Tetovë.
Në këtë ngjarje, ku dita e sotme u quajt historike, morën pjesë autoritete qeveritare nga tre vendet e rajonit që i përshkon ky Korridor, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.
Realizimi i këtij investimi kapital për modernizimin e infrastrukturës rrugore që lidh Detin Adriatik me Detin e Zi, që lidh portet shqiptare të Durrësit e të Vlorës me portet bullgare të Varnas dhe Burgasit, do të mundësojë rritjen e zhvillimit ekonomik, kushte më të mira për zhvillim biznesi, por edhe jetë më cilësore dhe lidhje me Korridoret kryesore europiane.
Me përfshirjen e Korridorit 8 në rrjetin TEN-T (Rrjeti Trans-Europian i Transportit), për herë të parë infrastruktura e Ballkanit Perëndimor është pjesë integrale e korridoreve europiane.
Krahas të mirave që i sjell gjithë rajonit, për trojet tona Korridori 8 është me rëndësi strategjike. Qarkullimi i lehtë dhe i shpejtë i njërëzve dhe mallrave në masë të madhe do ta bëjë ndryshimin e ritmit të zhvillimit ekonomik, shoqëror e të gjithmbarshëm të vendeve tona.
Për zhvillimin e një vendi, autostradat janë si arteriet për trupin e njeriut.