17/07/2024

Gjatë spektaklit të kaluar në shtëpinë e famshme janë rikthyer katër ish-banorë, Efi, Kiara, Bledi dhe Ronaldo.

Me hyrjen e tyre u duk sikur miqësia e Efit dhe Luizit do të rikthehej sërish në qendër të vëmendjes.

Mirëpo Luizi vazhdoi të mbante një qëndrim disi të ftohtë ndaj Efit.

Qëndimi i tij u vu re nga Efi, e cila gjatë mbrëmjes së djeshme ka ftuar Luizin në një bashkëbisedim lidhur me këtë çështje.

Gjatë sqarimit Luizi ka zbuluar se me sjelljen e ti dëshiron të mbrojë Efin nga të tjerët.

“Më beso, të bëj dëm ty nëse ta jap në sy të gjithëve atë lloj afrimitet. Mes nesh nuk ka ndryshuar asnjëgjë. Absolutisht asgjë, zero”, ka zbuluar Luizi.