14/07/2024


Pas përfundimit të “Big Brother VIP Kosova”, disa ish-banorë kanë bërë disa deklarata të forta në lidhje me fitoren që sipas tyre nuk ka qenë e merituar ose ka qenë e shitur.

Fituesi i edicionit, Stresi iu është përgjigjur për herë të parë akuzave, teksa i ka thumbuar ish-banorët në rrjete sociale.

“Kam dëgjuar shumë fjalë pas “Big Brother VIP Kosova”, por nuk është problem, gjithmonë ai që humb ka me fol.

Por nëse jeni prekur prej meje dijeni që ju kam folur në gjuhën që ju jeni mësuar. Sado që hani m*t nëpër intervista mundeni me u kënaq por unë nuk kam folur akoma, as nuk do të flas se nuk ju jap rëndësi juve o meshkuj. Ju jeni shumë poshtë, falënderojeni Klan Kosovën që ju dha mundësinë edhe aq. Sa për mua nëpër Prishtinë jam 24/7 besomni që nuk keni fytyrë të më dilni përpara sepse Prishtina ju votoi shumë dobët sepse ju njohin kush jeni. Kënaquni me aq sa keni merituar”, ka shkruar Stresi.