23/02/2024

Gerti ka fituar sfidën e sekreteve, ku ka gjetur më shumë sekrete se gjithë banorët e tjerë, ndaj Vëllai i Madh i dha mundësinë të darkonte me tre nga banorët e shtëpisë.

Ai zgjodhi të darkonte me Efin, Bledin dhe Kristin. Gjatë një bisede Gerti e pyet Efin se si i dukej ribashkimi me Luizin.Ajo shprehet se e ka kuptuar që Luizi nuk po i jep më afrimitet sepse që në momentin që kuptoi se një nga 4 banorët që u fut të shtunën në Big Brother do shkojë në finale, ai do përpiqet që ta ndihmojë Kiarën në këtë rrugëtim dhe përpiqet të jetë i distancuar nga Efi.
Efi: Në këtë moment ai nuk e kishte fokusin tek unë, që kështu nuk është se ndjeva ndonjë gjë të veçantë. E di që u kënaq me atë të vetën, por kur dëgjoi, ai njeri është shumë i vëmendshëm, nuk i shpëton gjë. Në momentin që dëgjoi që vetëm njëri prej banorëve do qëndrojë, atij nuk i interesova më unë. Jo se nuk i interesoj unë se ai e ka thënë ai i do të gjithë dhe i respekton të gjithë, mua më do, unë e kam parë, nuk ka nevojë për fjalë, se janë disa njerëz që nuk kanë nevojë të ta shprehin. Unë respektin e tij e kam marrë dhe e kam fituar me kohë, por në momentin që unë hyra bashkë me Kiarën, vëmendjen e mori ajo dhe aq më tepër se po të ishte puna që të ishim të gjithë që të kishim mundësinë e finales, reagimi i tij do ishte dhe më i ngrohtë. Është një finalist, ai më duket mua se po mundohet mos të krijojë shumë afrimitet me mua, po e mban veten që të mos ta krijojë këtë afrimitet. Këtë ndjeva, nuk është se ndjeva diçka.