31.000 euro të padeklaruara janë gjetur dje gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve “Porsche Cayenne” me targa rumune në vendkalimin kufitar “Tabanoc”.

Siç bën me dije MPB-ja, përcjell Klan M është kryer kontrolli i mjetit të drejtuar nga J.O. (60) nga Republika e Turqisë, nga punonjës policorë nga Stacioni Policor Tabanoc. Gjatë kontrollit i kanë gjetur dhe i’a kanë konfiskuar paratë.

Paratë i janë dorëzuar Drejtorisë doganore, ndërsa personi është dorëzuar dhe ndaluar për procedurë të mëtutjeshme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të bëhet parashtresë përkatëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *