18/07/2024

MPB Maqedoni informon se në orën 08:05, SPB Shkup është raportuar se në një kazino në bulevardin “Gologanov”, një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të N.A. (46) nga fshati Haraçinë, me të cilin paraprakisht kanë luajtur në makineritë në kazino.

MPB njofton se N.A. i është nënshtruar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

“Është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB Maqedoni.