
Shumë prej ju vajzave mund t’ju ketë ndodhur që jeni me dikë, apo edhe të dilni në disa takime me të dhe në fund të vendosni bashkarisht që raporti nuk po funksionon. Por, pas disa kohësh është partneri që pretendon sërish dhe përpiqet t’ju bindë të dilni edhe një herë tjetër .
Sipas ekspertëve, kemi të bëjmë me një burrë “bumerang”, pra një njeri që shfaqet dhe zhduket nga jeta juaj vazhdimisht.
Por edhe nëse ideja e një aventure të tillë ju emocionon, apo edhe nëse jeni marrëzisht e dashuruar me një “burrë bumerang”, keni disa arsye shumë të mira për të mos u marrë me të:
1. Marrëdhënia juaj nuk do të shkojë askund. Ai mund të mos dëshirojë as seks, e lëre më një lidhje, por vetëm konfirmimin e vazhdueshëm se ai është i dëshirueshëm.
2. Ai është i përqendruar te vetja. Bota për një burrë bumerang sillet rreth vetes së tij.
3. Nuk mund t’i besoni. Nëse dëshironi të organizoheni, në një takim apo edhe në një udhëtim ai nuk është personi i duhur për të bërë plane sepse mund t’ju lërë në mes të rrugës.
4. Ai është i papjekur. Edhe pse mund të jetë në të dyzetat, ai sillet si një adoleshent, për shembull ai nuk është në gjendje të kontrollojë emocionet e tij apo të marrë përgjegjësi.
5. Mund të vijë e të shkojë edhe në jetën e grave të tjera. Ndoshta ai ndjek, në të njëjtën kohë, këtë model sjelljeje në romancat e tij të tjera.
6. Ai është manipulues. Ai mund t’ju bëjë të ndiheni sikur jeni e vetmja grua në botë për të vetëm për të fituar diçka. Për këto e arsye të tjera, sigurisht që meritoni më mirë./tvklan.al