06/10/2024


Luiz Ejlli tashmë është shndërruar në fenomen në vendin tonë.

Këngëtari i njohur, është bërë prej 3 muajsh pjesë e Big Brother VIP duke fituar simpatinë e shumë shqiptarëve.

Së fundmi, ka qarkulluar në media një lajm ku sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Balaj, kishte paguar 10 mijë euro për veshjet e tij.

Një shumë e konsiderueshme që shpenzohet pikërisht për këngëtarin në fjalë që në këtë reality show krijoi një lidhje me moderatoren Kiara Tito.

Siç duket bukuroshja nuk e ka simpatinë e familjes së Gjasulës. Është babai i lojtarit të kombëtares shqiptare, Fatmiri, i cili ka komentuar në rrjetet sociale.

I ati i Klausit thekson që ato të ardhura do të ishte mirë që të shkonin në ndihmë të familjeve në nevojë, se sa për Luizin. Në komentin e tij, Fatmir Gjasula shkruante:

“Shkoni jepjani fukarait që s’ka bukë për fëmijët. Mos na boni reklama për këtë që e rref gruaja”.