20/04/2026

Pas pauzës dy javore shkaku i obligimeve të reprezentacionit A për ndeshjet kualifikuese pë Euro 2024, të shtunën dhe të dielën rikthehet kampionati vendor me ndeshjet e javës së 25-të në Ligën e Parë.

Sipari i javës së 25-të hapet me ndeshjen e dy skuadrave shkupjane që do të zhvillohet në stadiumin e Gjorçe Petrovit , Makedonija Gj.P – Rabotniçki që fillon në orën 15:00.

Katër takimet tjera të xhoros së 25-të do të zhvillohen të dielë me fillim në ora 15:00. Takohen: Struga Trim Lum – Akademia Pandev, Shkupi – Shkopje, Shkëndija – Pobeda dhe Bregallnica- Tikveshi.

Tabela:

1. Struga Trim Lum 46

2. Shkupi 42

3. Shkëndija 41

4. Sileksi 38

5. Bregallnica 32

6. Makedonija Gj.P 29

7.Tikveshi 28

8.Rabotniçki 24

9. Ak Pandev 20

10. Skopje 14

11. Pobeda 13

Shaban Sinani /KlanMacedonia/