23/02/2024

Kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka është ndalur të flas për herë të parë për udhëtimin e tij në Novisad të Serbisë, atje ku u ndesh me Bjellorusinë në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2024. Ai ka thënë se nuk ishte vendim i lehtë për të shkuar atje, por dëshira e madhe për ta ndihmuar Zvicrën bëri që ta marr një vendim të tillë pas konsultumit me trajnerin Murat Yakin.

“Kam pasur një bisedë shumë të mirë me Murat Yakin para ndeshjes për të shkuar apo jo. Ishte giithmonë e qartë për mua se doja të vija dhe të luaja futboll. Nuk ishte një vendim i lehtë për të githë të përfshirët në këtë situatë. Por, më vjen mirë qe u kthyem me tre pikë”, ka thënë Xhaka i cili shënoi një. gol shume të bukur ndaj tyre.

Xhaka pritet të luajë ndeshjen e tij të 112-të nderkombëtare me Zvicrën sonte kundër Izraelit.