Avokati i Popullit Naser Ziberi tha sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 se me emërimin e kryeministrit të parë shqiptar thyhen tabutë që kjo pozitë i rezervohet vetëm një komuniteti etnik në vend.
“Kjo do të thotë tejkalim i barrierave të tilla dhe krijimi i një ambienti ku cilësia, rezultatet e zgjedhjeve dhe vizioni për të ardhmen e vendit do të jenë vendimtare dhe jo përkatësia”, tha Ziberi.