10/12/2024

Qëndrimi kundër ndryshimeve kushtetuese, si dhe retorika hapur e shfaqur anti-shqiptare e VMRO-DPMNE-së, ndikon në rritjen e euro-skepticizmit në Maqedoninë e Veriut, thotë në një prononcim për portalin Politiko.mk, ish-deputeti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Zudi Xhelili.

“Është për habi si VMRO – DPMNE ende nuk tregon shenja demokratizimi dhe bashkëpunimi me partitë tjera politike, por përkundrazi vazhdon të luaj me letra të nacionalizmit. Në politik është shumë me rëndësi të veprosh në kohën e duhur dhe vendin e duhur. Në Maqedonia e Veriut nuk është vendi as momenti që të ngjallet një diçka që eshtë e kaluar. Ne si shtet jemi nën vëmendjen e BE dhe duhet të punojmë që sa më shpejt të bëhemi pjesë e saj. Në të kundërtën lojërat e tilla me nacionalizëm do e dëmtojnë vet VMRO-në. Këto ditë edhe në ditët në vazhdim ata do i marrin porosit e duhura, se nuk lejon kush që shkaku i urisë së tyre për pushtet të prishen planet e një shteti”, deklaroi Xhelili për Politiko.mk

Euro skepticizmi, shtoi ai, rritet për shkak të vonesave me reforma dhe për shkak të ngecjes së realizimit të marrëveshjes me bullgarinë. “Sa më shpejt zgjidhen problemet aq më shumë rritet besimi për anëtarësim të vendit në BE, në të kundërtën vjen dëshpërimi dhe humb besimi”, potencoi ai.(Politiko.mk)