Thuhet se policët u thirrën në shtëpinë e Rihanna-s pasi një burrë u përpoq të hynte fshehurazi në pronën e këngëtares për t’i kërkuar dorën e saj për martesë.
Një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Los Angeles konfirmoi për mediat e huaja se burri u arrestua në pranë shtëpisë së saj në Beverly Hills për shkelje.
Këto forma nuk janë rastësi, JLo: Çohem çdo ditë në pesë pa një çerek për t’u stërvitur
Burri udhëtoi nga Karolina e Jugut për t’i propozuar martesë yllit të R&B përpara se planet e tij të prisheshin nga ekipi i saj i sigurisë.
Stafi i Rihanna-s thirri menjëherë policinë dhe burri u shoqërua me pranga.