Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka njoftuar se nga java e ardhshme do të ketë ulje të çmimit të miellit.
“Sot u informova se nga java e ardhshme do të ketë ulje shtesë të çmimit të miellit, nga prodhuesit tanë!
Shteti jonë ka kompani me përgjegjësi shoqërore!”, shkruan Bekteshi në profilin e tij në facebook.
Kujtojmë se Bekteshi dje u shpreh se gjatë këtij viti prej ulje të ndjeshme të inflacionit përshkak të ngrirjes dhe uljes së çmimeve për produktet ushqimore.