Rep artisti Noizy ka publikuar kopertinën e albumit të tij më të ri në ardhje “Alpha”, derisa pjesë e tij ishin disa prej artistëve më të njohur.

Pjesë e “Alpha” do të jena bashkëpunimet me artistët, përfshirë: Raf Camorën, Butën, Stine, MC Kreshën, Yll Limanin e Elvana Gjatën.

Veç se një emër duket se po mungon – e vini re? Bëhet fjalë për rep artistin tjetër nga Shqipëria, Stresin.

Ani pse një duet mes Noizyt dhe Stresit ishte kërkuar prej muajsh nga fansat e tyre, që pas rregullimit të raporteve, një i tillë s’do të jetë pjesë e “Alpha” e arsye duket të jetë pikërisht – Big Brother VIP Kosova.

“Përse nuk e bëre edhe Stresin pjesë të albumit? Mezi po e pres atë bashkëpunim!”, ka pyetur një ndjekës rep artistin, derisa ai është përgjigjur me shaka duke thënë se “ka qenë në burg”, duke iu referuar eksperincës disa mujore të kolegut të tij brenda BBVK-së.

Kjo pasi që Stresi për më shumë se 100 ditë ishte i mbyllur në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, prej ku doli si fitues i plot 160 mijë eurosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *