10/12/2024

Vladimir Medoviq, profesor në Fakultetin Juridik të Ekonomisë dhe Drejtësisë në Novi Sad, tha se fakti që marrëveshja evropiane dhe aneksi për zbatimin e saj nuk u nënshkruan nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti “nuk e zvogëlon efekt juridik”.

“Sipas rregullave të së drejtës publike ndërkombëtare, marrëveshjet ndërkombëtare të lidhura gojarisht kanë të njëjtin efekt juridik si ato të lidhura me shkrim. Është e rëndësishme që të ketë një marrëveshje të vullnetit të dy palëve për përmbajtjen e tekstit dhe këtë marrëveshje e ka konfirmuar pa mëdyshje edhe deklarata e ndërmjetësit, përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian (BE) Borrell. Prandaj, marrëveshja ekziston dhe jep efekt”, tha Medovic për të përjavshmen NIN.

Siç ka thënë ai, “pranimi i Aneksit plotëson marrëveshjen evropiane, tekstin e së cilës e kanë rënë dakord presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri Kurti në Bruksel më 27 shkurt”.

“Për shmangien e dyshimit, paragrafi 2 i Aneksit shprehimisht përcakton se Kosova dhe Serbia zotohen të respektojnë të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe Aneksit, dhe të zbatojnë të gjitha detyrimet e tyre që dalin nga Marrëveshja dhe Aneksi në mënyrë të shpejtë dhe në mirëbesim”, tha Medoviq.