21/04/2026

Seriali “Çka ka shpija” në Klan Kosova, padyshim është njëri ndër më të preferuarit nga publiku.

Në çdo episodi shfaqen skena interesante e qesharake, mirëpo një tjetër moment është bërë viral në rrjet, ku aktori Naser Rafuna, njëherësh autor i serialit, ka ndarë në Instagram-in e tij një sekuencë nga xhirimet.

Kohën duket që ta ketë shfrytëzuar në maksimum, mes tjerash edhe për të na shfaqur një aftësi të jashtëzakonshme – repturën, Naseri ka lënë pa fjalë me artikulimin dhe shpejtësinë e repturës duke performuar, siç janë shprehur komentuesit, më mirë se një përqindje e madhe e estradës.

Momenti s’ka kaluar pa u komentuar nga reperë të njohur si Don Xhoni dhe Lumi B, një artist i vërtetë është multidimensional dhe i tillë definitivisht është Naseri! /Prive.aldownload (1)