12/07/2024

Nga Enti Shtetëror për Statistika bëjnë të ditur se paga mesatare për muajin janar në Maqedoninë e Veriut ka qenë 33.943 denarë (549 euro).

Sipas ESHS, paga mesatare mujore bruto në janar të vitit 2023 është 50.837 denarë (822 euro).

“Paga mesatare mujore neto në janar të këtij viti ishte 33.943 denarë dhe në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 13,2 për qind”, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.