Grubi realizoi takim me përfaqësuesin rumun për Ballkanin Perendimor, Adrian Davidoiu

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka pritur sot në takim përfaqësuesin special të Republikës së Rumanisë për Ballkanin Perëndimor, Adrian Davidoiu, ambasadoren rumune në vendin tonë Monica Axinte dhe zëvendës ambasadorin z. Gabriel Nicola.

Grubi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka sqaruar temat e diskutuara gjatë takimit, duke potencuar se Rumania mbëtët mbështetëse e madhe e rrugës europiane të Maqedonisë së Veriut.

Statusi i plotë:

Kënaqësi të mirëprisja sot në takim përfaqësuesin special të Republikës së Rumanisë për Ballkanin Perëndimor, z. Adrian Davidoiu, ambasadoren rumune në vendin tonë znj. Monica Axinte dhe zëvendës ambasadorin z. Gabriel Nicola.
Diskutuam rreth situatës aktuale politike në vend dhe rajon, për rëndësinë e madhe të miratimit të ndryshimeve kushtetuese për të përshpejtuar hapin tonë drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Dialogu Kosovë – Serbi dhe progresi i shënuar mes palëve drejt marrëveshjes finale të njohjes së ndërsjelltë ishte poashtu temë diskutimi mes nesh si element determinues i stabilitetit dhe perspektivës europiane të rajonit.
Fokusi i gjithë faktorit ndërkombëtar tani është tek ne, te gatishmëria jonë për të ndërmarrë hapat e duhur për rrumbullakësimin e aspiratave tona eurointegruese.
Rumania mbetet mbështetëse e madhe e rrugës sonë europiane!764829598339894

Share post: