16/02/2025

Sonte me fillim nga ora 19:00 në sallën sportive“Shaban Trstena” në Çair do të mbahet tubimi qendor i Bashkimit Demokratik për Integrim, me ç’rast i pranishëm do të jetë dhe kryetari Ali Ahmeti.

Që nga dita e paralajmërimit, anëtarë dhe simpatizant të BDI-së janë treguar euforik, duke shpërndarë njoftimin dhe përkrahur këtë tubim në mënyrë masive.

Theksojmë se ditën e djeshme zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka paralajmëruar spektakël madhështor në tubimin e sontëm, me theks të veçantë për rininë.

Indeks.mk do të përcjell për të gjithë lexuesit të gjitha lajmet nga aktiviteti i sontëm, duke iu mbajtur të informuar për çdo detaj. /Indeks.mk/