06/02/2025

Analisti Blerim Latifi konsideron se Serbia nuk nënshkruan diçka nëse nuk merr kërcënim të besueshëm nga Uashingtoni.

Në të kundërtën, Latifi thotë se Serbia do të vazhojë me zvarritjen e pafundme të Kosovës në një dialog të pafundëm.

Sipas tij, duke qenë dialogu i pafundëm “do ta grryej ngadalë-ngadalë realitetin e Kosovës së pavarur”.

Reagimi i tij i plotë:

Njëherë të vetme Serbia e ka vendosur një nënshkrim të përnjëmend për Kosovën: në Kumanovë, pas 78 ditë bombardimi.

Edhe tash ajo kurrë nuk do të nënshkruaj diçka për Kosovën nëse nuk e merr një kërcënim të besueshëm nga Perëndimi, ose, thënë më konkretisht, nga Uashingtoni.

Nëse kjo nuk do të ndodhë, atëherë ajo do vazhdoj të ndjek me arrogancë të plotë qëllimin e saj kryesor: zvarritjen e pafundme të Kosovës në një dialog të pafundëm, i cili duke qenë i pafundëm do ta grryej ngadalë-ngadalë realitetin e Kosovës së pavarur.